Cillian Murphy do të luajë në filmin e James Bond? – Shqip

by admin
Spread the love

Producentët e këtij filmi po mendojnë për aktorin pas performancës në Oppenheimer

Pas largimit të aktorit Daniel Craig nga filmi i James Bond producentët e këtij projekti kinematografik janë në kërkim të një emri tjetër të madh të industrisë së filmit për ta zëvendësuar atë.

Pas performancës së tij në filmin Oppenheimer Cillian Murphy mund të jetë James Bondi i ardhshëm. Ai është pretendenti kryesor për të fituar çmimin “Aktori më i mirë” në ceremoninë e çmimeve Oscars që do të mbahet të dielën.

Producentja e James Bond, Barbara Broccoli, thuhet se e ka ndjekur nga afër Cillian gjatë vitit të kaluar. Megjithatë, ka ende shumë kohë për të vendosur pasi xhirimet për filmin e 26-të të Bond thuhet se nuk do të fillojë deri në fund të vitit të ardhshëm.

‘Cillian është ajka e Hollivudit për momentin dhe ky do të ishte një rol vendimtar. Kjo është një mënyrë për të ngritur nivelin e filmit me një aktor të tillë“, thonë burime për britaniken The Sun.

Edhe aktori tjetër Clay Bunker që luan së bashku me Cillian Murphy në filmin Oppenheimer mbështet që aktori irlandez të marrë rolin e agjentit 007.

Klan News

You may also like