“Cikloni i Bombës” në SHBA shkakton 28 viktima, fenomeni një herë në 100 vjet

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Vala e motit të keq që po godet Shtetet e Bashkuara deri më tani ka shkaktuar të paktën 28 të vdekur.

Sipas mediave amerikane, të gjitha vdekjet kanë ndodhur në aksidente rrugore të shkaktuara nga kushtet ekstreme të motit. Erërat e ftohta dhe të forta vazhdojnë të ngadalësojnë transportin. Sipas meteorologëve kjo është Krishtlindja më e ftohtë në 40 vjet.

Më shumë se 200 milionë amerikanë morën paralajmërime për kushte ekstreme të motit. Fillimisht, shtetet veriore dhe të mesme perëndimore u prekën kryesisht. Më pas “paralajmërime” për të ftohtin polar kanë marrë edhe shtetet jugore të të gjithë vendit. Disa shtete, përfshirë Nju Jorkun, kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Kompanitë e energjisë elektrike të shumë shteteve kanë apeluar për të kursyer energjinë: me të ftohtin, kërkesa në fakt ka shpërthyer dhe rreziku është të mos mund ta plotësojnë atë.

Në Tenesi, ndërprerjet e shkurtra të energjisë elektrike janë vendosur për të reduktuar konsumin.

“Cikloni i Bombës”, një stuhi shpërthyese që po intensifikohet me shpejtësi, tashmë e ka çuar termometrin në 40-50 gradë nën zero në shtetet veriore.

Stuhia e dimrit tashmë ka bërë që më shumë se 2000 fluturime të anulohen. Meteorologët flasin për një ngjarje klimatike që ndodh një herë në 100 vjet.

Nju Jorku ka Krishtlindjet më të ftohta që nga viti 1906. E njëjta gjë vlen edhe për Filadelfian dhe Pittsburgun, ndërsa Çikago do të jetë më i ftohti që nga viti 1983. Uashingtoni do të jetë nata e dytë më e ftohtë e Krishtlindjeve ndonjëherë.

You may also like