Çifti i njohur rikthehen sërish në krahët e njëri-tjetrit – Shqip

by admin
Spread the love

20:23 | 31 Tetor 2021

Ata janë çifti aktorësh më i përfolur në botën latine.

Në Mars të vitit 2020, mediat e huaja raportuan ndarjen e një prej çifteve më të njohur të Showbizit, William Levy dhe Elizabeth Gutierrez. Një burim pranë tyre tha për portalin “Tv Notes” se dyshja po jetonin ende në një çati për hir të fëmijëve të tyre.

“Edhe pse ende nuk duan ta bëjnë publike, fatkeqësisht ata nuk janë më çift. Megjithatë për hir të fëmijëve ata jetojnë në shtëpinë e tyre në Miami, por flejnë në krevatë të ndarë, si dy të huaj”, tha burimi.

Mirëpo, dashuria e ka gjetur sërish rrugën dhe dyshja e famshme janë ribashkuar. Ato janë shfaqur si çift në eventin e rëndësishëm “Billboard de la musica latina”.

Elizabeth ka publikuar në rrjete sociale një foto krah Williamit, e para pas kaq shumë kohësh, krahas së cilës ka shkruar “Shkëlqe zemër shkëlqe”.

You may also like