Çifti i njohur ndahet pas gati 30 vjetësh martesë

by admin
Spread the love

 

Aktori hollivudian Hugh Jackman – i famshëm për rolin e “Wolverine” në serinë e filmave X-Men – dhe bashkëshortja e tij Debora-Lee Furness kanë vendosur t’i japin fund martesës së tij. Lajmin e botoi fillimisht revista amerikane “People”, e më pas erdhi edhe konfirmimi nga çifti i martuar prej 27 vitesh.

Në media të tjera të showbizz-it raportohet se krisja e marrëdhënies në çift ka ndodhur që prej pandemisë së koronavirusit.

Çifti australian, të cilët kanë edhe dy fëmijë të birësuar, 23-vjeçarin Oscar dhe 18-vjeçaren Ava, konfirmuan më pas ndarjen. “Ata do të jenë përgjithmonë të lidhur, për shkak të fëmijëve. Por pas disa vitesh dashuria ishte kthyer më shumë në një miqësi dhe izolimi për shkak të Covid nuk ndihmoi në rregullimin e marrëdhënies”, tha për “Daily Mail” një mik i çiftit.

“Kemi qenë të bekuar që kemi ndarë thuajse 3 dekada bashkë si burrë e grua në një martesë të mrekullueshme dhe plot dashuri”, thanë Hugh dhe Debora në një deklaratë të përbashkët për mediat. “Udhëtimi ynë tani po merr rrugë të ndryshme he kemi vendosur të ndahemi. Familja jonë gjithmonë do të jetë prioriteti kryesor”.

Një tjetër burim tha për “New York Post” se ata ishin ndarë praktikisht prej vitesh dhe lajmi i divorcit nuk ishte surprizë.

Jackman dhe Furness, e cila është 13 vite më e madhe se ai, u takuan fillimisht në vitin 1995 gjatë një emisioni televiziv në Australi. U martuan vetëm një vit më vonë dhe në vitin 2000 birësuan djalin, ndërsa pesë vite më pas edhe vajzën./A2CNN

You may also like