CIA nxjerr shifrat: Sa ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë

by admin
Spread the love

CIA ka bërë me dije se 2 mijë deri në 4 mijë trupa ruse janë vrarë në Ukrainë, duke hedhur poshtë pretendimet e Ukrainës, që thotë se që prej nisjes së pushtimit, 12 000 ushtarë rusë kanë humbur jetën.

Këto të dhëna janë bërë publike nga kreu i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë një seance dëgjimore në Kongresin Amerikan.

“Nuk kishin një plan të mirë”, tha Scott Berrier për ushtrinë ruse, duke raportuar për pasojat e luftës Rusi-Ukrainë deri në këto momente.

Megjithatë numri i ushtarëve rusë në Ukrainë është më i madh se sa i amerikanëve të vrarë në luftën 20-vjeçare në Afganistan.

Ukraina pretendon se ka shkatërruar 48 avionë dhe 80 helikopterë rusë, 303 tanke, mbi 1000 mjete të rënda ushtarake, 60 depozita nafte, 56 raketahedhëse dhe pajisje të tjera.

Kreu i CIA-s, William Burns, theksoi se “Vladimir Putin nuk do të tërhiqet, por nuk shohim se si presidenti rus mund të arrijë qëllimin e tij për të marrë Kievin dhe për të zëvendësuar Zelenskin”.

Ndërkohë, sipas autoriteteve ruse, humbjet e tyre janë rreth 500, shifër e publikuar 6 ditë më parë.

You may also like