Chris Noth akuzohet nga një grua e tretë për abuzim seksual!

by admin
Spread the love

Një tjetër grua e ka akuzuar publikisht aktorin e “Sex and the City”, Chris Noth për abuzim seksual.

30-vjeçarja që u prezantua me pseudonimin “Ava”, tha për “Daily Beast” se Noth abuzoi me të në zyrën e një restoranti në vitin 2010.

“Në fillim, m’u duk sikur isha i vetmi person në univers që mund të më dëgjonte duke i thënë jo”, u shpreh ajo.

Ava tha se vendosi të bëjë publike gjithçka pasi  “The Hollywood Reporter” publikoi të enjten deklaratat e dy grave të tjera, që kishin të njëjtën akuzë.

Ava rrëfeu se ishte 18 vjeçe asokohe dhe punonte si mikpritëse dhe këngëtare në një restorant italian.

Noth e vizitonte restorantin shpesh zakonisht në gjendje të dehur. Më tej tregoi episodin kyr aktori e ndjek në zyrën që duhej të mbyllte dhe kyç derën.

“Ai veproi sikur ne të ishim fshehur qëllimisht së bashku në mënyrë klandestine. Ai nuk po dëgjonte kur thoja ‘jo’, por më dëgjoi kur i thashë ‘jo këtu’ dhe u bind se do ta takoja diku tjetër”, tha ajo për Daily Beast.

Ajo tha se Noth i dërgoi mesazh dhe i kërkoi adresën më tej, por ajo shkoi në shtëpi dhe nuk u përgjigj.

Një përfaqësues i aktorit hodhi poshtë pretendimet dhe i quajti trillime./revistawho.com

You may also like