Chollet: Maqedonia e Veriut është partner jetik në Ballkanin Perëndimor

by admin
Spread the love




Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet ishte sot në Shkup ku u takua me kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Zyrtarisht nuk u konfirmua se  është biseduar për listën e zezë që po shpallet gjerësisht në vendin tonë, ndonëse të dy patën një takim kokë më kokë para fillimit të bisedimeve dypalëshe të delegacioneve.

Diplomati amerikan vlerëson se Maqedonia e Veriut është një partner jetik në Ballkanin Perëndimor, duke marrë një rol të rëndësishëm udhëheqës në një moment vendimtar. Siç raportohet në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane në Shkup, këshilltari Chollet përgëzoi Qeverinë për kryesimin e OSBE-së.

 “Rruga përpara e Maqedonisë së Veriut si edhe e pjesës tjetër të Evropës, kërkon punë të palodhur dhe sakrificë. Shtetet e Bashkuara janë partner në adresimin e këtyre sfidave. I jemi mirënjohës Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e fortë si partner dhe aleat i besueshëm i NATO-s në kundërshtimin e agresionit rus në Ukrainë dhe ndihmën për refugjatët afganë”, ka deklaruar Derek Chollet, Këshilltarë i Departamentit Amerikan të Shtetit.

 


You may also like