Chiesa tremb Juventusin, faji është i Alex Sandros

by admin
Spread the love

Federico Chiesa i shkakton “dhimbje koke” Allegrit. 26-vjeçari u largua nga stërvitja që po zhvillohej në Continassa mëngjesin e sotëm duke çaluar. Faji është i Alex Sandros, që kreu një ndërhyrje të ashpër gjatë ndeshjes së kontrollit.

Ish-lojtari i Fiorentinës fillimisht tentoi ta vazhdonte seancën, por më pas u dorëzua dhe u detyrua të largohej nga fusha.

Gjendja e tij duhet të vlerësohet në funksion të ndeshjes me Napolin. Danilo, Perin, De Sciglio, McKennie dhe Rabiot gjithashtu do të mungojnë të dielën në mbrëmje.

Nga ana tjetër Kean u rishfaq në stërvitje: Gjendja e ish-lojtarit të PSG-së vazhdon të përmirësohet. Sulmuesi i është bashkuar pjesës tjetër të grupit, por ndjesia është se ai mund të kthehet vetëm për ndeshjen e 10 marsit kundër Atalantës.


Top Channel

You may also like