Chiellini shqetëson Allegrin, dëmtimi rezulton më i rëndë nga sa pritej

by admin
Spread the love

Mund të jetë më i rëndë nga sa pritej dëmtimi i Giorgio Chiellini. Mbrojtësi italian u largua nga fusha e lojës në sfidën ndaj Veronës në minutën e 75 për shkak të një problemi në pulpë.

Kështu, sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, kapiteni i Juventusit e ka të sigurt mungesën në sfidën e radhës në kupë. Por ajo që shqetëson Allegrin është fakti se kjo mungesë mund të zgjatet edhe më shumë. Dëmtimi mund ta mbajë atë larg fushave edhe për derbin ndaj Torinos.

Gjithashtu e sigurt duket mungesa e tij në sfidën direkte ndaj Atalantës. Ndërkohë që mjekët e Juventusit po punojnë ta vendosin mbrojtësin në dispozicion të Allegrit sfidën e Champions League kundër Villarreal. Megjithatë, nesër do të kryen të tjera vizita mjekësore për të parë më shumë mbi dëmtimin. /oversport.tv

You may also like