Chiellini: Më mungon Champions, këtë vit synojmë të fitojmë këtë trofe

by admin
Spread the love

Në një intervistë të gjatë të dhënë për “The Times”, Giorgio Chiellini ka folur për Euro 2020, të ardhmen dhe të tashmen me skuadrën e Juventusit.

“Champions League është një trofe që më mungon dhe i mungon Juventusit që nga viti 1996. I jemi afruar, e provojmë çdo vit, por është një turne që nuk e fiton gjithmonë skuadra më e mirë. Në tre vitet e fundit jemi eliminuar nga Porto, Lyon dhe Ajax. Nuk mund të jemi të kënaqur, këtë vit do të provojmë të fitojmë këtë turne”, ka thënë mbrojtësi bardhezi.

Chiellini tregon një detaj për finalen e Europianit në “Ëembley” ku Italia mposhti Anglinë: “Ata kishin më shumë presion se ne. Ka raste që presioni të jep energji, por në disa raste kthehet në pengesë. E kuptuam këtë frikë, ose më saktë nervozizëm, tension. Në fund të pjesës së parë, ne ishim të qetë. Ishim të sigurtë që po të zotëronim topin do shënonim. Barazimi ishte rezultati më i drejtë për atë ndeshje”.

“Kur isha më i ri, isha më gjaknxehtë. Kisha nevojë për një armik dhe nuk kisha marrëdhënie të mira me sulmuesit. Ndërsa tani më pëlqen të flas me ta gjatë ndeshjes, madje bëjmë edhe shaka. Nuk jam agresiv. Tani armiku është një mik që luan kundër meje. Kam kuptuar që nuk duhet të harxhoj energjitë duke luftuar me armikun dhe paraqitjet e mia janë përmirësuar”, ka shtuar Chiellini.

“Lojtari më i talentuar është Kylian Mbappé. Ishte 18 vjeç kur luajta kundër tij për herë të parë dhe ishte fantastik. Nuk e imagjinoj dot si është tani dhe si do të bëhet në të ardhmen. Më pëlqen mentaliteti i ti. Paul Pogba është si LeBron James i futbollit. Ishte një lojtar shumë i mirë dhe më vjen keq që tani nuk po i tregon të gjitha cilësitë e tij”, ka shtuar mbrojtësi.

Në fund Chiellini tregon se ashtu si Ibrahimovic nuk e ka vendosur akoma se kur do të tërhiqet nga futbolli. / Oversport.tv

Foto: Juventus Facebook

You may also like