Chiellini: Interi ka lojtarë të mëdhenj, Juventusi lufton për çdo trofe

by admin
Spread the love

Së bashku me Max Allegrin në konferencën për shtyp në prag të finales së Kupës së Italisë përballë Interit ka dalë edhe Giorgio Chiellini. Ai foli për rëndësinë që ka kjo ndeshje, si dhe analizoi deri diku sezonin e Juventusit.

“Unë mendoj se këtë vitë kemi qenë në rritje. Pas një fillimi të vështirë, skuadra filloi të gjente identitetin e vetë. Kualifikimi në Champions me katër javë nga fundi i kampionatit është një tregues se skuadra është rritur. Në janar ne ishim shtatë pikë pas, mendoj se rritja jonë është e dukshme dhe e rëndësishme.

Kemi rizbuluar atributet që duhet të ketë ky ekip dhe që do të jenë gurthemeli i sezoneve të ardhshme. Mendoj se ndeshja e nesërme është e fundit e sezonit, por në realitet mendoj se është një përgatitje për sezonin tjetër. Të fitojmë ndeshjen e nesërme do të thotë të injketojmë tek vetja më shumë besim.

Jo gjithmonë ia del mbanë, por Juve ka ADN-në për të provuar të fitojë çdo trofe në të cilin merr pjesë. Përveç faktit që Kupa e Italisë të lejon të luash Superkupën, do të të jepte më shumë vrull për t’u kthyer te fitimi i Scudetto-s që sinqerisht mendoj se është synimi që duhet të kemi”.

RËNDËSIA E FINALES- “Edhe vitin e kaluar kemi mbajtur të njëjtin fjalim. Unë jetoj me entuziazmin e një fëmije që dëshiron të luajë finale. Ka shumë uri për të fituar trofeun, duke marrë parasysh edhe vështirësitë e ndeshjes.

Në kampionat jemi ndëshkuar shumë, i kemi të gjitha mundësitë për të fituar ndeshjen. Të dyja skuadrat vijnë nga një moment i mirë, por jo shumë të entuziazmuara për disa arsye.

Interi ka humbur kryesimin dhe nuk është i lumtur që po qëndron pas Milanit, ndërsa ne i kemi arritur objektivat tanë që ishte Champions League, por është e qartë se shpresat tona ishin të tjera.

Kjo ndeshje është aq e rëndësishme sa do të ndahet nga detajet dhe episodet. Do të duhet të kuptojmë mirë momentet e ndeshjes, si kur duhet të vuajmë, ashtu edhe kur do të mund të godasim, me shumë qartësi”.

FJALIMET NË DHOMAT E ZHVESHJES- “Nuk jam një tip që mbaj fjalime, jam më shumë një person që përpiqem të jap shëmbullin ose me një prekje në shpatulla e përcjell atë që ndjej. Mjafton të luajmë futboll të gjithë së bashku dhe të shmangim tensionet e panevojshme”.

MESAZHI- “Unë ndihem si një vëlla i madh, shpresoj të kem lënë diçka në përditshmërine e të gjithëve, si këtu ashtu edhe në kombëtare. Juventusi ka vlera të caktuara që nuk i kam krijuar unë, por që jam përpjekur gjithmonë që t’i çoj përpara. Kur vjen tek Juventusi e kupton këtë gjë. Juventusi ka nevoj për identitetin që unë kam mësuar nga Buffon, Del Piero, Birindelli, Pessotto”.

INTERI- “Ka lojtarë të mëdhenj, është një skuadër e kompletuar në të gjithë repartet. Është parë vitin e kaluar, por edhe këtë vitë që kanë ndryshuar disa elementë. Ka lojtarë të mëdhenjë dhe karakteristikat e veta. Ne duhet të përpiqemi t’i luftojmë me respekt, por pa frikë. Të gjykosh një sezon tani është e pamundur: përveç kësaj nuk varet nga unë, por ata po bëjnë më të mirën dhe dy trofe do të ndryshonin gjithçka. Mendoj se Inzaghi ka bërë një punë të shkëlqyer që nuk ishte e lehtë”. /oversport.tv

You may also like