Chiellini e mbyll me kombëtaren e Italisë, tregon ditën kur do të tërhiqet

by admin
Spread the love

Çdo histori e ka një fund. Këtë herë ka nisur më 17 nëntor 2004, ndërsa do të përfundojë më 1 qershor 2022. Kjo është aventura e Giorgio Chielliniet me Kombëtaren Italiane që do të përfundojë pas finales së madhe kundër Argjentinës. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë mbrojtësi pas sfidës ndaj Sassuolos për mikrofonat e DAZN.

“Është noramle që në moshën 38-vjeçare të ndalosh për të kuptuar si po shkojnë gjërat. Nëse jam mirë, do të luaj dhe do të përshëndetem me kombëtaren në Wembley, ku arrita edhe majat e karrierës time. Do të jetë diçka e madhe të përshëndetem me fanellën e kaltër në një ndeshje feste si ajo kundër Argjentinës. Për mua do të jetë ndeshja e fundit me Italinë, jam i sigurt. Le t’i lëmë hapësira djemve të rinjë që janë të mirë”.

Kombëtarja italiane do të përballet më 1 qershor me Argjentinën në edicionin e parë të “Finalissima”, kupë e krijuar nga UEFA ku do të përballen fituesit e Europianit dhe kampionët e Kupës së Amerikës Jugore.

Ai gjithashtu në fjalën e tij hodhi hije dyshimi për sa i përket të ardhmes edhe me fanellën e Juventusit.

“Fillimisht do të presim të arrijmë vendin e katërt e më pas të luajmë finalen e Kupës së Italisë. Më pas do të bisedoj me dy familjet e mia, atë në shtëpi dhe atë në fushë se çfarë do të bëjmë vitin e ardhshëm”.

Kështu, Chiellini pritet t’i thotë lamtumirë kombëtares në ndeshjen e tij të 117-të, ndërkohë që prej vitit 2018 me largimin e Buffon ai u bë edhe kapiteni i saj. Ai është lojtarin i katërt me më shumë prezenca në kombëtare, ndërsa ka shënuar edhe 8 gola.

Trofeu i tij më i rëndësishëm në radhët e Italisë ishte Euro 2020 i ngritur pikërisht aty ku do të përfundojë edhe aventurën me Italinë, në Wembley. /oversport.tv

You may also like