Chelsea me pronar të ri, kalon në pronësi të filantropit amerikan

by admin
Spread the love

Chelsea është zyrtarisht në pronësi të Todd Boehly.

Konsorcuimi sipërmarrësit amerikan ka përfunduar blerjen e klubit të njohur anglez, që në 19 vitet e fundit shkroi faqet më të bukura të historisë me Roman Abramovich si president.

Konsorciumi i drejtuar nga Todd Boehly, president dhe CEO i Eldridge, dhe Clearlake Capital Group, njoftoi sot përfundimin e blerjes së Chelsea FC.

Transaksioni ka marrë të gjitha miratimet e nevojshme nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, Premier League dhe të autoriteteve të tjera.

Pronarët e rinj janë të përkushtuar të investojnë në fusha kyçe që do të zgjerojnë dhe përmirësojnë konkurrencën e klubit, duke përfshirë rizhvillimin e Stamford Bridge”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit londinez.

4.25 miliardë paund i ka kushtuar blerja e Chelsea biznesmenit, investitorit dhe filantropit amerikan.


Top Channel

You may also like