Chelsea këmbëngul për Kounde, i bën ofertë zyrtare Sevillas  

by admin
Spread the love

Chelsea vazhdon të këmbëngulë për të blerë nga Sevilla mbrojtësin francez Jules Kounde. Sipas asaj që raportohet nga eksperti i merkatos Fabrizio Romano, “Blutë e Londrës” kanë bërë një ofertë zyrtare për kartonin e lojtarit.

Chelsea ka ofruar plot 55 milionë paund që Sevilla të lerë të lirë mbrojtësin. Për Kounde sakaq është ofruar një kontratë që do ta mbajë në Londër për pesë sezone.

Megjithatë Chelsea është ende në pritje të një përgjigjeje përfundimtare nga Sevilla. Këta të fundit po presin për një ofertë të Barcelonës në mënyrë që të hapin një ankand për të përfituar sa më shumë. /oversport.tv

Foto: Sevilla FC, Facebook

 

You may also like