Chelsea i fortë për Lille! Vlahovic nuk mjafton, Juve “fut ujë” ndaj Villareal

by admin
Spread the love

Feston vetëm Chelsea, që mundi 2-0 skuadrën e Lille, ndërsa Juventusi nuk ia doli të fitonte në Spanjë kundër Villareal. Bardhezinjtë barazuan 1-1 dhe treguan atë fytyrën e zakonshme, duke luajtur me kundërsulme.

Këtë ia diktoi edhe goli i shpejtë i Dusan Vlahovic, pas 32 sekondash, që e bëri serbin debutuesin që shënon golin më të shpejtë. Festa e Juventusit desh u prish për pak.

Ekipi nga Torino ishte me fat, pasi Lo Celso goditi shtyllën në minutën e 13-të. Juventusi e kishte ndarë mendjen te mbronte dhe u mundua të minimizonte rastet e Villareal.

Kjo strategji nuk rezultoi efikase, pasi te goli i barazimit nga Parejo do të duhet të bëhet një analizë e thellë në kampin bardhezi. Në fund Vlahovic sërish tentoi të befasonte, por portieri i Villareal këtë herë e ndali serbin.

Sa i takon ndeshjes në Londër, Chelsea e zgjidhi shpejt ndeshjen kundër Lille. Havertz shënoi pa u bërë dhjetë minuta lojë, kurse në fillim të pjesës së dytë Pulisic realizoi edhe golin e dytë.

Me epërsinë e dy golave, Chelsea pa asnjë diskutim është favorit për të kaluar në çerekfinalet e Champions League, kompeticion që e ka fituar sezonin e shkuar. / oversport.tv

CHAMPIONS LEAGUE – 1/8 E FINALEVE

Chelsea-Lille 2-0

Shënues: Havertz 8′, Pulisic 63′

Villareal-Juventus 1-1

Shënues: Parejo 66′ / Vlahovic 1′

Foto: Juventus, Twitter

You may also like