Charles Michel po qëndron në Kosovë për vizitë zyrtare

by admin
Spread the love

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel po qëndron në Kosovë për vizitë zyrtare.

Michel erdhi të martën pasdite me një delegacion shoqërues, dhe me këtë rast, policia e Kosovës ndërpreu disa rrugë.

Përmes një komunikate për media, policia bën me dije se edhe sot pasdite, kur presidenti i KE të kthehet, sipas agjendës zyrtare do të ndërmerren veprimet e njëjta policore, të lëvizjes së eskortës nga kryeqyteti në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në rrugët të cilat përdoren për qarkullim të eskortës,, transmeton Klankosova.tv.

“Për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik, tha policia.

You may also like