Champions Legue/ Interi luan sot kualifikimin, Barça-Bayern supersfida e mbrëmjes

by admin
Spread the love

Do të luhen sot edhe tetë sfida të tjera të Champions League të cilat do të keni mundësi t’i ndiqni edhe përmes kanaleve që ofron platforma Tibo. Është dita e së vërtetës për shumë ekipe sot që mund të kalojnë në fazën e 1/8, ose që mund të eliminohen që në grupe.

Kështu, në orën 18:45, Interi do të përballet ndaj Plzen në sfidën e së vërtetës. Një fitore për zikaltrit do t’i çonte ata në fazën e 1/8 duke zbritur kështu në Europa League ekipin e Barcelonës. Po në të njëjtin orar Club Brugge i kualifikuar për më tej do të presë në shtëpi Porton.

Në orën 21:00 Napoli do të kërkojë fitoren ndaj Rangers për të siguruar edhe matematikisht vendin e parë në grup, ndërsa sfida tjetër e grupit A është ajo midis Ajax dhe Liverpool.

Supersfida e mbrëmjes luhet në Camp Nou ku Barcelona pret Bayernin. Katalanasit e kanë fitoren domosdoshmëri nëse duan që të mbajnë shpresat gjallë, por për këtë gjë duhet të shpresojnë edhe te një surprizë e Plzenit ndaj Interit. Në grupin D, Tottenhami do të ndeshet me Sportingun dhe në rast fitore të londinezëve, kualifikimi do të sigurohej matematikisht. Në të njëjtin grup do të luhet edhe sfida Eintracht Frankfurt-Marseille.

Atletico e Madrdidit do të ndeshet me Bayer Leverkusenin dhe fitorja është detyrim për të besuarit e Simeones që dëshirojnë të mbajnë gjallë shpresat për një vend në fazën e 1/8. /oversport.tv

Foto: UEFA Champions League, Twitter

You may also like