Champions League “zbarkon” në Ohër, Struga gati për të shkruar historinë ndaj Zalgiris

by admin
Spread the love

90 minuta larg historisë dhe larg kualifikimit. Struga është shumë pranë një arritje të jashtëzakonshme, me skuadrën e Shpëtim Duros që të martën do të luaj ndeshjen e kthimit përballë Zalgiris, në raundin e parë të kualifikueseve të UEFA Champions League.

Në Lituani gjithçka u mbyll në barazim, me rrjeta të paprekura, me kampionët e Maqedonisë së Veriut të cilët zhvilluan një ndeshje shumë të mirë dhe ndoshta me pak fat mund të kishin marrë edhe maksimumin.

Por, e kaluara mbetet e kaluar dhe Struga ka lënë pas emocionet e debutimit, ndoshta 90 minuta nuk mjaftojnë kurrësesi për të fituar eksperiencë, por mjaftojnë për të studiuar kundërshtarin dhe për të fituar më shumë siguri në vetvete.

Lituanezët pavarësisht faktit se janë në aktivitet e sipër, kjo për faktin se kampionati në Lituani është në gjysmën e tij, nuk ia dolën të gjenin ritmin e duhur apo të bënin diferencën dhe kjo edhe për meritë të Strugës.

Zalgiris prezantohet me 9 ndeshje radhazi pa humbje, ndërsa Struga është në hapat e parë të sezonit të ri dhe kërkojnë kalimin në raundin e dytë të Champions-it për të tretin sezon radhazi, ndërkohë vlen për t’u theksuar edhe pjesëmarrja e tyre në grupet e Conference League edicionin e kaluar.

Për skuadrën kampione të Maqedonisë së Veriut kjo do të jetë ndeshja e katërt në arenën europiane, por e para në shtëpi sa i përket kompeticionit më të rëndësishëm në Kontinentin e Vjetër dhe atmosfera pritet të jetë elektrizuese në Ohër, me klubin dhe tifozët që kanë nisur përgatitjet për të mbështetur në maksimum skuadrën në këtë mision sa të rëndësishëm, po aq edhe të veçantë.

Struga gjithashtu është në kërkim të suksesit të parë europian, ndërsa në këtë përballje do të vendos drejtësi një emër i njohur. Bëhet fjalë për anglezin Darren England.

Struga – Zalgiris do të luhet të martën duke nsiur nga ora 17:00 dhe do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Shqip. /Supersport


Top Channel

You may also like