Champions League/ Chelsea-Milan supersfida e mbrëmjes, Juventusi kërkon fitoren e parë

by admin
Spread the love

Pas emocioneve të shumta ditën e djeshme, Champions League do të sjellë spektakël të garantuar edhe sot. Do të luhen tetë sfida në kuadër të javës së tretë në fazën e grupeve, të cilat keni mundësi t’i ndiqni edhe përmes plaftormës Tibo.

Kështu në orën 18:45 do të luhen dy sfidat Leipzig-Celtic dhe Salzburg-Dinamo Zagreb. Ndërkohë që superndeshjet do të startojnë në orën 21:00. Sfida që spikat më shumë është ajo midis Chelsea dhe Milan. Të dyja ekipet kërkojnë me ngulm fitoren, me “Blutë e Londrës” që ndodhen në vendin e fundit dhe nuk janë në pozita shumë komode për të falur të tjera pikë. Nga ana tjetër një fitore e Milanit do t’i jepte më shumë siguri për të kaluar grupin.

Domosdoshmëri fitorja është edhe për Juventusin që do të presë në shtëpi Maccabi Haifa. Allegri u tregua i qartë kur tha se Juventusi i tij duhet të fitojë me detyrim, pasi në dy ndeshjet e para në Champions ka pësuar dy humbje.

Po në të njëjtin grup do të luhet edhe sfida midis PSG dhe Benficës që do të ndajë provizorisht se kush do të marrë vendin e parë. Manchester City do të përballet ndaj Copenhagen, ndërsa kampionët në fuqi të Realit presin në “Bernabeu” Shakhtar Donetsk. Luhet sot edhe Sevilla-Dortmund. /oversport.tv

Foto: UEFA Champions League, Twitter

You may also like