Champions kushti kryesor, Cristiano Ronaldo e ka zgjedhur klubin e ri

by admin
Spread the love

Cristiano Ronaldo është kthyer në një çështje te Manchester United. Në Angli janë të sigurt që mes tij dhe trajnerit Ralf Rangnick ka një krisje.

Gjermani do të jetë në pankinë deri në fund të sezonit, por sërish e ardhmja e Ronaldos në Manchester nuk është e sigurt.

FootballTransfers raporton se sulmuesi portugez e ka ndarë mendjen të largohet nëse United nuk kualifikohet në Champions League sezonin e ardhshëm.

Gara për vendin e katërt është shumë e ashpër dhe “Djajtë e kuq” rrezikojnë shumë. Dëshira e CR7 është të kalojë te PSG dhe të luajë në një ekip me rivalin e tij, Leo Messi.

Opsioni tjetër është rikthimi te Sporting Lisbone, aty ku ai e nisi futbollin dhe spikati për ta blerë Manchester United./ oversport.tv

Foto: Manchester United, Twitter

You may also like