“Çfarë thonë sondazhet”, Ana Kabashi unike në pozat e fundit

by admin
Spread the love

Bjëra nga artistet shqiptare që numëron ndjekës të shumtë në rrjete sociale, gjersa është mjaft aktive edhe me postime.

Bëhet fjalë për këngëtaren nga Peja, Ana Kabashin, e cila vetëm në Instagram ka grumbulluar afro 170 mijë njerëz.

E njëjta shpesh ndan imazhe e video të ndryshme nga përditshmëria, gjersa nuk mungon edhe me poza ngacmuese.

Krijuesja e hitit “Dashni” ka publikuar disa fotografi të reja, në të cilat ka marrë vëmendje me linjat trupore.

Me fustanin e shkurtër ngjyrë ulliri e stilin e veçantë të flokëve, këngëtarja duket në top formë.

“Çfarë po thonë sondazhet”, ka qenë përshkrimi i imazheve.

Komplimentet ndërkaq kanë qenë të shumta duke marrë reagime të shumta për këtë ‘look’.

Kabashi nga ana tjetër po vazhdon punën për projekte të reja muzikore.


You may also like