Çfarë po planifikojnë? Yuri Kim mbledh gjithë ish-ambasadorët amerikan që kanë punuar në Shqipëri

by admin
Spread the love

Ambasadorja Yuri Kim ka treguar se përmes një postimi në rrjetet sociale se ka zhvilluar një takim në Uashington me ish-ambasadorë të Shqipërisë.

Postimi i Yuri Kim;

“Një mbledhje e mrekullueshme në Uashington me ish-ambasadorët e Shqipërisë, Bill Ryerson, Marisa Lino, Jim Jeffrey, Marcie Ries, Alex Arvizu. Të gjithë kemi pasur eksperienca të ndryshme në 31 vite qëkur shqiptarët u liruan nga zinxhirët e diktaturës komuniste, por ne kemi një gjë të përbashkët: besimin se lidhja mes shqiptarëve dhe amerikanëve është në të vërtetë speciale, admirimin për arritjet e mëdha të shqiptarëve pavarësisht nga rrethanat, dhe optimizmin e qëndrueshëm për të ardhmen.”, shkruan Yuri Kim.

You may also like