Çfarë po ndodh në Kuvend? Pas përplasjes për vilën, deputetët e PD nisin mbledhjen e firmave

by admin
Spread the love

Mëngjesin e sotëm deputetët në Kuvend u përplasën përr vilën në Gjirin e Lalzit. Por duket se zërat u qetësuan pas kësaj situate dhe filloi një tjetër proces.

Deputetët e PD si duket janë qetësuar dhe kanë filluar të mbledhin disa firma për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për vendimet dhe shpalljen e investitorëve strategjik.

Përmes disa fotove shihet se deputetit Gazment Bardhi negocion me kolegët e tij demokratë për të firmosur nismën. Megjithatë deri më tani në fletë ka shumë pak firma.

Kujtojmë se dje maxhoranca rrëzoi në Konferencën e Kryetarëve kërkesën e PD-së për ngritjen e një komisioni të përhershëm për Investitorët Strategjik.

You may also like