Çfarë po ndodh?/ Luizi në gjendje jo të mirë shëndetësore, shkon në spital. Rrezikon të dalë të shtunën

by admin
Spread the love

Që prej javës së kaluar, në rrjete sociale është rikthyer sërish në vëmendje sëmundja e Luiz Ejllit, këngëtarit shqiptar që është bërë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother e që po thyen rekorde të njëpasnjëshme si personazh.

Fansat në rrjete sociale po aludojnë se Luizi nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se Luizi dëgjohet në shtëpi se kërkon ilaçe dhe se qëndron për shumë kohë i shtrirë në shtrat. E së fundmi, një tjetër aludim po përhapet në rrjet për gjendjen shëndetësore të këngëtarit.

Andrea është një përdorues i rrjeteve sociale, shumë aktiv me videot e tij rreth “Big Brother Vip”. Ditën e sotme, ai ka ndarë me ndjekësit e tij disa Instastory, ku shprehet se Luizi mbrëmjen e djeshme ka ka lënë shtëpinë për të shkuar në spital.

“Luizi paska qenë të spitali Amerikani dhe ne nuk dikemi gjë?”– shkruhet në story-n e parë, i cili pasohet nga një tjetër story sqarues. “Luizi ka qenë, ka bërë analizat i shoqëruar sikur po çonin një kriminel, normale se “Big-u” ka rregulla. Dhe më pas në dhomën ku ka qenë Luizi, kanë ndenjur vetëm dy infermieret.

Analizat e Luizit nuk janë ato të Shefqet Ndroqit, por këto që janë bërë para dy ditëve, të cilat janë në pritje për të dalë dhe nëse ato analiza dalin jo të mira ai do të largohet nga loja. E keni vënë re shumë mirë që ai e ka thënë vetë që të shtunën do dalë sepse i është komunikuar që nëse nuk dalin mirë, duhet të largohet, ndaj si rrjedhojë ai zarfi mund të jetë për të”– thuhet në story-n e dytë.

You may also like