ÇFARË PERLE NGA MUSLIJA – futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës e shpëton Hannoverin nga humbja

by admin
Spread the love

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës ka shënuar një super gol.

Florent Muslija ka arritur të shpëtojë skuadrën e tij nga disfata kundër DusseldorFit në Bundesligën 2, shkruan lajmi.net.

Muslija u inkuadrua në lojë në min e 82′ kur Hannoveri ishte duke pësuar me rezultat 1-0.

Por, futbollisti kosovar me një gol mjeshtëror të realizuar në min 90+2′ arriti që t’i jap një pikë të vlefshme ekipit të tij.

GOLI:

Ishte ky goli i parë i Muslijës i realizuar këtë edicion në Bundesligën 2.

Me këtë barazim tani Hannoveri ka 13 pikë në pozitën e 15-të në Gjermani, ndërsa Dusseldorfi zë vendin e 12-të me 16 pikë.

You may also like