Çfarë nuk dimë për Erdogan: Shiste simite, ka qenë në burg, luante futboll

by admin
Spread the love

Nga kryebashkiaku i Stambollit, në president të Turqisë. Kush është Rexhep Taip Erdogan, i cili këtë të diel përballet me sfidën e jetës në zgjedhjet presidenciale në vend

Rexhep Tajip Erdogan përballet këtë të diel me sfidën e jetës. Karizmatik, centralizues, i çuditshëm, aq sa besnikët e tij kanë frikë ta kundërshtojnë atë, presidenti turk është një “njeri i krijuar nga vetë” ai.

I lindur në lagjen modeste të Kasimpashës, ai arriti të bëhet fillimisht kryebashkiak i Stambollit (1994-1998), më pas kryeministër (2003-2014) dhe në fund president.

Origjina gjeorgjiane

Sipas historianit Hakan Yavuz, Erdogan ka lindur në Guneysu, në provincën e Rizes dhe më vonë familja e tij u zhvendos në lagjen Kasimpasha të Stambollit. Familja e tij është me origjinë nga Adjara, një rajon i Gjeorgjisë. Vetë Erdogan e pranoi këtë në 2003, por më vonë e mohoi.

Shitës tortash

Në Stamboll fillon punë kur është ende në shkollën fillore. Për të kontribuar në ekonominë e familjes, ai del në rrugë për të shitur simite, fokaçen tipike turke të mbuluar me susam.

Shkolla islame

Erdogan studioi në një shkollë islame përpara se të ndiqte Universitetin Marmara në Stamboll. Në vitin 2014, bën një reformë që shtrin mësimin e fesë islame në të gjitha shkollat, duke parashikuar gjithashtu edhe studimin e gjuhës arabe për t’i lejuar studentët të kuptojnë Kuranin.

Militantizmi

Militantizmi i tij filloi në moshën 15-vjeçare kur mori pjesë në demonstratat e para të Unionit Kombëtar të Studentëve Turq, një organizatë në të cilën ai kaloi shpejt në pozicione përgjegjëse. Gjatë kësaj periudhe, ai do të takohet me mentorin e tij, Necmettin Erbakan, themelues i Partisë së Rendit Kombëtar (MNP), kundërshtar i perëndimorëve të Turqisë.

Burgu

Në vitin 1999 Erdogan u dënua me 10 muaj burg për “nxitje të urrejtjes fetare” pasi lexoi një poezi islamike, ku thuhej: “Xhamitë janë kazermat tona, kupolat janë helmetat tona, minaret bajonetat tona dhe besimtarët ushtarët tanë”.

Ai doli nga burgu pas katër muajsh. Paradoksalisht, flamuri i lirisë së shprehjes ishte një nga pikat e forta të saj në vitet e para. Themeluesi i Republikës, Kemal Ataturk në fakt kishte imponuar një sekularizëm të ekzagjeruar të shtetit, i cili, për shembull, i ndalonte vajzat të shkonin të mbuluara në universitet.

Futbollist

Presidenti turk krenohet me një karrierë të vërtetë konkurruese, pasi ka luajtur për Erokspor, Camtli dhe më pas për Iett Istanbul. Ai bëri debutimin e tij në moshën 15-vjeçare për Erokspor, një ekip nga lagjja e tij në Stamboll, Kasimpasha. Thuhet se nëna, Tenzile, ishte shumë krenare për djalin e saj sportiv, saqë ia lante me kujdes pantallonat e shkurtra dhe këmishën, ndërsa babai përqendrohej te studimet.

Vila buzë detit

Tani, në Pallatin Presidencial me 1.125 dhoma në zemër të Ankarasë, si ajo e Çausheskut në Bukuresht, presidenti ka ndërtuar një rezidencë të re ekstraluksoze për pushimet verore të familjes së tij.

Kompleksi ndodhet në bregdetin jugor të Egjeut të Turqisë, në Marmaris dhe është vendi nga i cili ai arriti të arratisej në ekstrem natën e grushtit të dështuar në verën e vitit 2016.

Fjala është për një vilë 300 dhomash ndërtuar në një sipërfaqe sa 130 fusha futbolli dhe u kushtoi taksapaguesve turq mbi 60 milionë euro midis 2018 dhe 2021.

Diskursi pro-Lgbt+

Pak para se të bëhej kryeministër, në vitin 2002, gjatë një eventi me një audiencë të rinjsh, Erdogan u deklarua absolutisht në favor të komunitetit LGBT+ dhe respektimit të të drejtave të tij.

You may also like