Çfarë na mbetet për vitin 2023? – Reforma e arsyes! – Shqip

by admin
Spread the love

“Denonconi krimet, ju mund të jeni viktima e radhës”

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, në urimin e tij për fundvitin, duke i bërë një rekapitullim vitit 2022 dhe duke u prononcuar për synimet e vitit 2023, sic njofton KlanM, mes tjerash e ka potencuar, atë që e quan “Reforma e arsyes”, sic thotë nga ato më banale deri tek më komplekset.

“Mos të ulemi në timon nëse kemi konsumuar alkool ose të mos e respektojmë shpejtësinë maksimale të lejuar, duke patur kujdes të njëjtë, si për fëmijtë tonë ashtu edhe për tjerët pjesëmarrës në trafik. Ose, të mos ofrojmë para për dicka që është obligim I sistemit, kurse nëse dikush na kërkon, duhet që menjëherë ta denoncojmë në polici. Ja edhe një shembull tipik parafestiv – mos u bleni piroteknikë fëmijëve tuaj, nëse nuk doni të jeni përgjegjës për cënimin e shëndetit apo jetës së tyre. Nëse jeni dëshmitarë I ndonjë veprimi kriminal, denonconi në afat sa më të shkurtë, për shkak se nëse nuk e bëni, pikërisht ju mund të bëheni viktima e radhës. Për këtë reformë të arsyes po flas. Jam I sigurt se mund të kemi sukses!” – është shprehur në urimin e fundvitit, Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski./KlanMacedonia

You may also like