Çfarë e bëri Xhelal Mziun të dalë kundër Sali Berishës? Ja si përgjigjet deputeti demokrat

by admin
Spread the love

I ftuar në emisionin “Log”, deputeti demokrat Xhelal Mziu ka folur mbi situatën politike në PD, por dhe për gjyqin që i dha të drejtë grupit të Rithemelimit.

I pyetur nga Xhafo se përse doli kundër Sali Berishës, Mziu tha se nuk ka dalë kundër askujt, dhe se punon çdo ditë për një PD të bashkuar.

Xhafo: Çfarë e bëri Xhelal Mziun të dalë kundër Sali Berishës?

Mziu: Asgjë nuk ka ndryshuar mes meje dhe asnjë person brenda PD. Unë tentoj për të krijuar raporte të mira jo vetëm me ata brenda PD-së por edhe jashtë PD-së.

Xhafo: Pse i dolët kundër Sali Berishës?

Mziu: Absolutisht si kam dalë kundër Sali Berishës. Unë nuk kam bërë asnjë prononcim kundër.

Xhafo: Pse morët pjesë në Kuvendin e 18 Dhjetorit?

Mziu: Ishte një grupim, nuk ishte i certifikuar.

You may also like