Çfarë do ndodhë me datë 8? Strazimiri lëshon paralajmërimin e fortë për Bashën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-deputeti i PD Gent Strazimiri, i kujtoi betejën Bashës, duke theksuar se nëse do kishte betejë nuk do ishte në kafe. Ai deklaroi se më datë 8 do jenë 44 mijë demokratë që do duan të hyjnë në seli.

Deklarata e Strazimirit:

“E keni në kafe tani keni gjë për t’i thënë? Nuk ka punë tjetër veç se të pijë kafe. Premtoi betejë pa kompromis. Ky oborr i shkretëtirës, godina e zbrazëtisë së madhe. Nëse do kishte betejë nuk do ishte në kafe. Sot ky oborr do gumëzhinte nga demokratët. Asnjë demokrat s’duhet të kishte dilemën a do i hapet dera apo jo. Ky oborr i zbrazët, kjo godinë e mbyllur në këtë mënyrë tregon frikën nga demokratët, jo nga regjimi, me regjimin e ka grurë. janë 44 mijë vetë që duan të hyjnë në PD më datë 8. Këta thjesht kanë ndërmend ta mbajnë të zbrazët e të shkretë këtë godinë. Më datën 8 do marrin xhevapin, kjo është shtëpia e demokratëve. Kjo godinë dhe ky oborr nuk mund të rrinë të zbrazëta”, tha Strazimiri.

You may also like