Ceremonia e lamtumirës, Soreca: Ka sfida të mëdha por Shqipëria do anëtarësohet në BE

by admin
Spread the love

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca ka zhvilluar ceremoninë e lamtumirës pasditen e sotme te Pallati i Brigadave. Pas rreth 4 vitesh në Shqipëri, Soreca i ka dhënë fund detyrës së tij për të marrë një pozicion tjetër. Gjatë fjalës së tij të lamtumirës, Soreca ka deklaruar se gjatë këtyre viteve ai ka mësuar ta dojë Shqipërinë dhe ka theksuar se BE-ka do të japë dyert e anëtarësimit të Shqipërisë.

“Gjatë këtyre katër viteve kam mësuar ta dua shumë Shqipërinë pavarësisht se marrëdhënia ime me këtë vend kaq të bukur, filloi vite më parë, vite përpara se të vija në Shqipëri, se të vija ambasador. Mbaj mend një datë. 15 dhjetor 2010. Për shqiptarët ka qenë dita e parë ku mund të udhëtonin për në BE pa viza, për mua ky ishte rezultati i suksesshëm i disa viteve pune të madhe. Pra, Shqipëria me ngadalë, por me siguri po bëhet pjesë e familjes europiane. Unë erdha në Shqipëri si ambasador 3 vite dhe 7 muaj më parë, por më duke se kanë qenë një kohë me e gjatë se kemi kaluar shumë gjëra së bashku. Unë erdha këtu me një detyrë të qartë që procesin e anëtarësimit në BE ta çoja përpara, por një pjesë të madhe e punës si ambasador ishte reagim ndaj krizave. Kur ndodhi tërmeti Delegacioni i BE-së dhe e gjithë BE u mobilizuar dhe dha një ndihmesë të madhe për rindërtimin.

Sot përballemi me një situatë tjetër, krizë madhore. Është tronditja e tretë që kap Shqipërinë që është lufta e Rusisë ndaj Ukrainës. BE me Shqipërinë dhe partnerët e tjerë janë të gjithë së bashku në këtë situatë të paprecedentë. Shqipëria ka vepruar njëzëri me BE dhe aleatët duke dënuar pushtimin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe duke qenë me të gjitha sanksionet e BE-së. Ndërkohë po ashtu në saj të historikut të saj në krye të OSBE-së dhe tashmë anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit OKB-së , Shqipëria është një vend partner që ndihmon me përballjen e krizave ndërkombëtare dhe si vendet e BE-së Shqipëria po mirëpret refugjat nga Ukraina. Gjatë kohës time si ambasador, Shqipëria ka ecur vërtetë shumë në procesin e integrimit të BE-së dhe Shqipëria i mbajti premtimet i bëri punët e saj që u kërkua nga BE dhe për këtë arsye në mars të viti 2020 Këshilli Europian vendosi të çelte negociatat me Shqipërinë dhe ky në fakt ishte vendimi historik. Kam besim që kur të largohem nga Shqipëria në vigjilje të fillimit fakti të negociatave potencialisht në qershor të këtij viti”, tha ai.

Luigi Soreca nuk do të shërbejë më si ambasador duke filluar nga data 1 prill. Diplomati largohet nga Tirana për të marrë një pozicion të ri të rëndësishëm në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm si i Dërguar i Posaçëm. Kjo lëvizje e Sorecës vjen pas tre vite e shtatë muaj shërbim në Shqipëri. Ai erdhi në Tiranë në shtator të vitit 2018.

You may also like