Çelsi fiton në fund, Mançester Siti ia del me përmbysje

by admin
Spread the love

Mançester Siti nuk gabon pas rikthimit nga Botërori i Klubeve me një fitore 3-1 me përmbysje në transfertën me Evertonin.

Golit të Harrisonit në minutën e 29- të iu përgjigj Fill Fodeni në minutën e 53-të, për t’i hapur rrugën përmbysjes së Alvarezit me penallti në minutën e 64-t. Tre minuta nga fundi i kohës së rregullt Bernardo Silva vulosi suksesin e kampionëve të botës, të cilët i afrohen kreut, ndërsa e shohin 6 pikë larg, por me një ndeshje më pak.

ÇELSI – Noni Madueke shënoi golin e fitores në minutën e 88-të nga pika e bardhë për të ndihmuar Çelsin të mposhtë Kristal Palasin në “Stamford Bridge” në Premier Ligë. Vendësit me meritë shkuan përpara në minutën e 13-të, pasi puna e mirë e Malo Gustos përfundoi me mbrojtësin e krahut që dërgoi topin për Mikhailo Mudrik, për të shënuar nga afërsia. Palas barazoi në fundin e pjesës së parë kur Majkëll Olize devijoi krosimin e Xhordan Ajevit dhe goditi në këndin e poshtëm. Çelsi krijoi shumë raste gjatë gjithë kohës, dhe dukej sikur njerëzit e Mauricio Poçetinos do të paguanin për shpërdorimin e tyre në ndeshjen e dytë radhazi. Nikolas Xhekson mendoi se kishte shënuar në minutën e 77-të kur goditi krosimin e Tiago Silvës, por VAR vendosi që sulmuesi ishte në pozicion jashtë loje. Por Çelsi mori pushimin që i nevojitej në një finale të tensionuar kur VAR vuri re se Eze kishte shkaktuar faull ndaj Maduekes brenda zonës dhe zëvendësuesi e dërgoi me mjeshtëri portierin e Palas, Din Henderson, në krahun e gabuar.

UOLVES- Uolves ka mposhtur në transfertë Brentforfin me rezultatin 4-1. Sfida u zhbllokua në minutën e 13-t nga Lamina dhe 1 minutë më paë dyfishuan shifrat. Në të 16-të vendasit shkurtuan diferencën por festa zgjati pak pasi në të 38-ën miqtë shënuan sërish. Ndërsa goli i fundit u shënua në të 79-ën.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

You may also like