Celibashi takon Delegacionin e OSBE/ODIHR:Fokusi,gjetjet në raportin e zgjedhjeve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka zhvilluar këtë të enjte një takim me Delegacionin e Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 25 prillit.

Në një status në rrjetet sociale Celibashi bën me dije se qëllimi i takimit ishte diskutimi i gjetjeve dhe rekomandimeve të raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, si dhe identifikimi i fushave për bashkëpunim të mëtejshëm.

Ndërsa Ambasadorja Gacek nga ana e saj vlerësoi se gjetjet e pasqyruara në raport mbi veprimtarinë e KQZ-së, mund të ndihmojnë KQZ-në dhe aktorët e tjerë që të ndërmarrin hapa të tjerë specific për përmirësimin e proceseve të ardhshme zgjedhore

“Mirëpritëm sot në KQZ Delegacionin e Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it të zgjedhjeve të datës 25 prill 2021, të kryesuar nga Ambasadorja Urszula Gacek.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi i gjetjeve dhe rekomandimeve të raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, identifikimi i fushave për bashkëpunim të mëtejshëm.

Në emër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i shpreha mirënjohjen Ambasadores Gacek për vlerësimet realiste të OSBE/ODIHR për aktivitetin e KQZ-së. Theksova se rekomandimet do të shërbejnë si pika referimi për përmirësimin e mëtejshëm të veprimtarisë së KQZ-së në adresimin e shqetësimeve të ngritura në raport.

Ambasadorja Gacek nga ana e saj vlerësoi se gjetjet e pasqyruara në raport mbi veprimtarinë e KQZ-së, mund të ndihmojnë KQZ-në dhe aktorët e tjerë që të ndërmarrin hapa të tjerë specific për përmirësimin e proceseve të ardhshme zgjedhore”, shkruan Celibashi.

You may also like