Çelaj: Kurti të shkarkojë Muratin dhe të distancohet nga deklarimet e tij (VIDEO)

by admin
Spread the love

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lirak Çelaj, ka thënë se kërkimfalja e ministrit Hekuran Murati për deklarimet ndaj tyre vite më parë nuk ka ndonjë rol.

Çelaj, në Info Magazine në Klan Kosova, vlerëson se kryeministri Albin Kurti duhet ta shkarkojë dhe të distancohet nga deklarimet e vazhdueshme të Muratit ndaj veteranëve, njofton Klankosova.tv.

“Kërkimfalja është e vonë dhe në këso raste nuk ka ndonjë rol pasi kanë qenë komente të vazhdueshme dhe nuk ka qenë vetëm një deklaratë në afekt – por është bindje pasi shihet që në vazhdimësi ka pasur deklarata dhe sjellja e tanishme me veteranët dhe pensionin e tyre tregon se është bindje e tij”.

“Ajo që është më shqetësuese për mua konsideroj se përderisa nuk ka shkarkim të tij nga Qeveria dhe reagim nga subjekti i tij mendoj se kalon përtej bindjeve të një individi sepse është përfaqësues i një subjekti politik dhe mendoj se Kurti duhet ta shkarkojë dhe të distancohet nga deklaratat e tij dhe të bëhet shembull për të gjithë ata që mendojnë njësoj,” tha Çelaj.

You may also like