Çela: Sot ndikoi lodhja, por Kastrioti i ka arritur objektivat

by admin
Spread the love

Trajneri i Kastriotit, Emiljano Çela ka pranuar humbjen e skuadrës në Korçë në emisionin “Gol pas Goli”:, duke theksuar se tashmë janë arritur objektivat dhe se lodhja ka pasur efektin e saj në këtë sfidë:

“Jemi më këmbë në tokë dhe nuk mendojmë për zonën europiane, janë mediat që e thonë ose ka qenë dëshirë e lojtarëve. Sot nuk ndikoi presioni, por lodhja. Ishte një ndeshje që Skënderbeu e interpretoi mirë, ishte më agresiv, më i përqendruar. Ata bënë punën e vet, është gjynah që të shohësh një ekip kaq cilësor që të bjerë nga kategoria.

U kam thënë lojtarëve të luajnë pa presion, të argëtohen, të gjejnë ritmin, të luajnë dhe të bëjmë më të mirën, të tregojnë vlerat e tyre, jo se nuk i kanë treguar. Nuk mund të hedhim poshtë djersën që kanë derdhur. Objektivin tonë pothuajse e kemi arritur.

Nuk e di, do të flasim me presidencën në fund të kampionatit. E kam thënë edhe më parë që do të doja të fillonte puna që tani me rinovimin e kontratave të lojtarëve. I kam thënë edhe presidentit që dua të vazhdoj, por janë gjëra që nuk janë në dorën time”, ka thënë Çela. / Oversport.tv

You may also like