Çela: Për mënyrën se si shkoi loja, barazimi ishte rezultati i drejtë

by admin
Spread the love

Trajneri i Kastriotit, Emiljano Çela ka folur për Oversport pas barazimit pa gola përballë Tiranës.

“Me thënë të drejtën për mënyrën se si shkoi loja, rezultati i përgjigjet më së miri. Rastet më të rëndësishme gjatë ndeshjes, i patëm ne. Mesfusha është burimi i energjisë. U munduam ta krijonim atë rezistencën tonë. Në pjesën e dytë bëmë mjaft mirë. Për mendimin tim barazimi ishte rezultati i drejtë. Kemi marrë 1 pikë ndaj kampionëve të Shqipërisë.

Objektivat? Është shpejt për të shpallur objektiva. Është ende java e katërt. Megjithatë në Shqipëri gjërat kërkohen shpejt. Pavarësisht se kemi ruajtur grupin, kemi futur disa mënyra të tjera loje. Për objektiva është shumë herët për të folur. Kemi disa ndeshje të rëndësishme përpara. Le të shohim pikët që do të mbledhim për të dalë në objektiva konkretë”, ka thënë Çela. / Oversport.tv

You may also like