Çela: Nuk dua të marr vendime të nxituara, por nuk vazhdohet më kështu

by admin
Spread the love

Pas humbjes në Ballsh përballë Bylisit, trajneri i Kastriotit Emiljano Çela është shfaqur shumë i zëmëruar përpara kamerave të Oversport. Ai foli për emisionin “TI BO GOL” ku nuk i shmangu kritikat për drejtuesit e ekipit të tij.

“Problemet vijnë sepse gjatë javës së fundit na është dashur të ndryshojmë stil loje që kishim praktikuar më parë. Për shkak të mungesës së dokumentacionit munguan disa lojtarë dhe i kërkova një sakrificë lojtarëve. Në ndeshjen e sotme kishim 3-4 lojtarë jashtë pozicionit.

Kush është trajner e di shumë mirë se është shumë e vështirë të përgatisësh diçka brenda dy ditëve. E vetmja gjë që mund të bëja ishte të punoja me anën psikologjike. Si për çudi lojtarët që luajtën jashtë pozicionit të tyre luajtën mirë. E njëjta gjë nuk ndodhi me lojtarët e tjerë. Ka lojtarë që mendojnë se vendi i tyre është me tapi dhe deri në këtë moment ashtu është se unë kisha vetëm 2 lojtarë në stol.

Megjithatë unë do të pres se çfarë do të ndodhë këtë javë sepse nuk dua të marr vendime të nxituara. Jam i mërzitur edhe nga ndeshja, por gjatë këtyre javëve jam lodhur shumë. Gjithë puna dhe mundi që kam dhënë më ka dështuar dy ditët e fundit. Trajneri është ai që merr përgjegjësitë i pari dhe nuk mund të vazhdojë më kështu kjo situatë. Duhet të gjejmë menjëherë zgjidhje, lojtarët që kanë problem dokumentacioni dhe duhet urgjentisht merkato. Nuk jam prononcuar gjatë fazës përgatitore sepse kam pritur të vijnë lojtarë, por nuk kanë ardhur në asnjë moment dhe shpresoj të vijnë shumë shpejtë.”

DIFERENCAT ME SEZONIN E KALUAR- “Është e pamundur që në momentin që dy ditë para ndeshjes duhet të improvizosh. Kemi dy muaj që punojmë këtu me lojtarët dhe ekipin, plus lojtarët që kemi blerë kanë qenë lojtarë të rëndësishëm. Ata kanë pasur probleme dokumentacioni dhe nuk i kisha në fushën e lojës. Janë këta lojtarë që duhet t’i shtohen grupit dhe të shtojnë konkurrencën në fushë. Jemi shumë larg nga ajo që kemi bërë sezonin e kaluar.”

You may also like