Çela akuzon lojtarët: Mosmirënjohës, nuk po respektojnë veten, mua dhe klubin

by admin
Spread the love

Kastrioti duket se e ka humbur disi shkëlqimin e javëve të fundit, ndërsa është mposhtur në transfertë nga Laçi me rezultatin e thellë 4-1. Pas sfidës për u ndal për të komentuar takimin edhe trajneri Emiljano Çela. Ai foli për mikrofonat e Supersport ku nuk i kurseu akuzat për lojtarët.

“Mendoj që rotacioni nuk ishte si nevojë e rezultatit, nuk ka lidhje rotacioni. Lojtarët që u futën kanë luajtur shpeshherë gjatë kampionatit në formacionin e parë. Karakaçin dhe Kainën i futëm në pjesën e dytë. Rezultoi e suksesshme strategjia, por u prish çdo gjë pas dy golave të Laçit”.

AKUZAT- “Lojtarët nuk po respektojnë veten, mua dhe klubin. Është e pakuptimtë të kenë këtë lloj neglizhence dhe të sillen në këtë mënyrë me mua dhe klubin.

Këta lojtarë duhet të kuptojnë diçka: nëse një futbollist ka cilësi, këtë ta vë në pah shpirti i garës dhe grinta. Ndryshe je i dobët. Nuk mendoj se është kjo, janë çështje të tjera. Shumë shpejt këta lojtarë kanë nisur kontaktet me klubet e tjera. Është mungesë respekti.

Duhet të dinë që falë këtij klubi dhe falë kësaj fanelle i kanë marrë ato dy-tri telefonata. Janë treguar të vegjël, duhet të ekzistojë edukata e punës, ndryshe kalon te mosmirënjohja”. /oversport.tv

You may also like