Cech: Shpresoj që Tuchel të vazhdojë me ne, por varet nga pronari i ri

by admin
Spread the love

I intervistuar nga Sky Sports për krizën ku po ndodhet aktualisht Chelsea, konsulenti i bluve Petr Cech është ndalur edhe tek e ardhmja e trajnerit aktual Thomas Tuchel.

Ish-portieri i londinezëve, u shpreh se ai dëshiron që marrëdhënia midis Chelsea dhe Tuchel të vazhdojë, por shtoi gjithashtu se gjithçka varët nga pronarët e rinj që mund të blejnë ekipin.

“Thomas ka kontratë deri në vitin 2024, dhe neve na u tha se kontratat do të respektohen. Shpresojmë që në këtë mënyrë ta kemi akoma atë si trajnerin tonë. Pastaj nesër gjërat mund të ndryshojnë kështu që përgjigja ime mund të jetë e parëndësishme.

Ne e dimë që në futboll menaxherët vijnë e shkojnë dhe ndonjëherë edhe pronarët e klubeve. Tani po ndodhemi në këtë situatë dhe shpresojë që pronari i ri që do të vijë e të ketë dëshirën për të çuar përpara trashëgiminë që e këtij klubi, si dhe të vazhdojë ta bëjë atë konkurrues. /oversport.tv

Foto: Petr Čech Facebook

You may also like