Çdo prind meriton të jetë i lumtur. Një rrëfim që të bën të reflektosh gjatë…

by admin
Spread the love

“Çdo mbrëmje, ky baba e pret të bijën e vet në stacionin e autobusit, në mënyrë që ajo të mos kthehet në shtëpi e vetme. Ai është 72 vjeç dhe del nga e hëna në të premte, tashmë prej tri vitesh, në orën 20:30 në stacion, duke pritur ardhjen e autobusit. E bija e tij kthehet me transport publik ndërmjet orës 20:30 dhe 21:00. Qëllimi i tij është mbrojtja e “vogëlushes” së tij prej rreziqeve dhe për këtë arsye, ata ecin bashkë deri në shtëpi çdo mbrëmje. Kjo gjë e bën vajzën e tij të ndihet më e sigurtë”. – Nga interneti, autor anonim.

Mesazhi që ky prind na jep, është mjaft i qartë. Çdo mashkull mund të bëhet baba, por duhet të jetë një person tepër special për të qenë prind i vërtetë. Kështu janë prindërit, sakrifikojnë gjithçka vetëm për t’i parë fëmijët e tyre të jenë të shëndetshëm e të lumtur. Janë të gatshëm edhe të sakrifikojnë lumturinë apo interesat e tyre për fëmijët.

Një gjë është e vërtetë, sado mirënjohës dhe të vetëdijshëm të jemi për vlerën e prindërve tanë, vlerën e vërtetë të tyre e kuptojmë kur i humbasim ata. Në atë moment arrijmë të reflektojmë vërtet për sa shumë kanë sakrifikuar që të mos na mungojë gjë. Sigurisht që është tepër vonë, pasi nuk mund të kthejmë gjë mbrapsht në ato momente, por vetëm dikush që e ka humbur një prind arrin të më kuptojë. Vetëm atëherë mund ta kuptosh realisht vlerën e një prindi.

Ndaj, përpara se ky moment të vijë, mundohu t’i lumturosh me sa të mundesh prindërit e tu. Ktheja çdo sakrificë që kanë bërë me lumturi. Dil me ta, argëtohu, krijo kujtime të bukura. Një ditë ke për të mbajtur mend pikërisht këto kujtime, ndaj mundohu të krijosh sa më shumë me ta. Çdo prind meriton të jetë i lumtur.

You may also like