Çdo i treti fëmijë me shëndet të cënuar mental – Shqip

by admin
Spread the love

DHUNA MIDIS FËMIJËVE, VARFËRIA, DHUNA KIBERNETIKE SHQETËSIME KRYESORE NË 2022

Madje 35% e denoncimeve të përgjithshme në vitin 2022 në telefonin për fëmijë dhe të rinj – “Alo Bushavko” të Ambasadës së Parë të Fëmijëve në Botë – Megjashi, janë si rezultat i shëndetit të cënuar mental tek fëmijët. Procedurat e divorceve dhe mospajtimet midis prindërve, problemet që paraqiten për dhënien e kujdestarit si dhe pagesa e alimentacioneve, janë disa nga shkaqet që kanë cënuar fëmijët gjatë vitit 2022.

Sipas një Raporti të Ambasadës së Parë të Fëmijëve në Botë – Megjashi, sic njofton KlanM, telefoni për fëmijë dhe të rinj “Alo Bushavko” gjatë vitit 2022 ka cingëruar 357 herë. 35% e denoncimeve kanë të bëjnë me shëndetin e cënuar mental tek fëmijët, kurse si problem I dytë paraqitet dhuna mes fëmijëve, që sipas drejtuesve, është e pranishme deri në atë masë sa që disa prindër planifikojnë që të zhvendosen nga mjediset e tyre. Si problem I tretë, sic njofton KlanM, është ranguar varfëria, që godet fuqishëm fëmijtë dhe të rinjte.

“Varfëria dëton fëmijët dhe përmes efekteve negative ndaj familjeve të tyre, disa nga fëmijtë shpeshherë janë të detyruar të lypin, me çka rritet mundësia që të bëhen viktima të formave më të rënda të keqpërdorimit të punës së fëmijëve” – Megjashi.

Lidhur me këto dukuri, nga “Megjashi” kanë përmendur edhe disa shembuj.

Për shkak të mosefikasitetit të lokalizohet një haker që për cdo ditë ka shqetësuar një familje me fëmijë të mitur, duke shpërndarë përmbajtje pornografike, fëmija I moshës 13-vjecare ka përfunduar në psikiatri.

Ka pasur denoncime për dhunë fizike edhe nga ana e trajnerëve sportiv.

Për shkak të parregullsive të institucioneve kompetente, një familje, asnjëherë nuk do ta kuptojë të vërtetën për vdekjen e fëmiut të tyre 16-vjecar në aksident trafiku.

Në Raport, sic njofton KlanM, përmendet edhe rasti I një 14-vjecari, për shkak të manipulimeve dhe keqpërdorimeve seksuale nga bashkëmoshatarët e tij, ku personi I tretë video-xhirimin e ngjarjes masivisht e ka shpërndarë nëpër rrjetet sociale.

“Megjashi”, sic percjell KlanM, organeve kompetente u ka dërguar një sërë rekomandimesh për përmirësimin e shëndetit mental, sigurisë, përforcimin e rolit këshilldhënës së qendrave për punë sociale në pjesën e raporteve familjare dhe afrimin më të madh tek fëmijët dhe të rinjtë të telefonit “Alo Bushavko”. /KlanMacedonia/

You may also like