“CBS NEWS” kërkon falje, kishte treguar Stambollin si pjesë të Greqisë

by admin
Spread the love

Televizioni amerikan “CBS News” ka kërkuar të falur pas letrës paralajmëruese që kishte marrë nga drejtori i Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun, pasi në një raportim televizioni e kishte treguar Stambollin si pjesë të Greqisë.

Drejtoria e Komunikimeve njofton se menaxhmenti i rrjetit televiziv “CBS News” ka kërkuar falje për gabimin në lidhje me Turqinë dhe Stambollin në një hartë të paraqitur në lajmin për luftën Rusi-Ukrainë.

“Kjo paraqitje grafike, e cila e tregon gabimisht Stambollin si pjesë të Greqisë, jo të Turqisë, u korrigjua sapo gabimi i bërë u soll në vëmendjen tonë. Ne i përmbahemi parimit të saktësisë në të gjitha lajmet tona dhe do të rishikojmë proceset tona të transmetimit për të parandaluar përsëritjen e një gabimi të tillë në të ardhmen. Ju falënderojmë që kontaktuat me ne dhe na dhatë mundësinë që t’ju kërkojmë ndjesë në emër të CBS News”,- thuhet në postimin e bërë nga televizioni amerikan.

Pasi “CBS News” kishte bërë dezinformacion duke e treguar Stambollit si territor grek në një raportim për kalimin e anijeve luftarake ruse nga ngushticat turke, drejtori i Komunikimeve të Presidencës, Altun kishte kërkuar nga rrjeti televiziv amerikan që ta korrigjonte menjëherë këtë gabim dhe të bënte shpjegimet e nevojshme.

Duhen marrë masat e duhura për të shmangur çdo hap që do të sfidonte integritetin territorial të Turqisë”, kishte theksuar drejtori i Komunikimeve në letrën dërguar “CBS News”.

You may also like