Cavani “braktis” Europën pas 16-vitesh, sulmuesi zyrtarizohet në klubin e ri

by admin
Spread the love

Edinson Cavani është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Boca Juniors.

Sulmuesi ka firmosur një kontratë deri në dhjetor të vitit 2024 me skuadrën e famshme amerikano-latine teksa braktis pas 16-vitesh Europën. Uruguajani mbërriti për herë të parë në Europë në vitin 2007 me klubin e Palermos që ishte i pari që i hapi dyert në skenat më të mëdha të futbollit europian për t’u aktivizuar më pas me Napolin, PSG apo Manchester United.

Së fundmi, 36-vjeçari ishte pjesë e Valencias në LaLiga, mirëpo këtë sezon përfundoi jashtë planeve të skuadrës dhe zgjodhi pikërisht Boca Juniors për të vijuar karrierën. Pritet që debutimi me fanellën e Bocas të vijë më datë dy gusht në ndeshjen kundër Nacional ndërsa katër ditë më pas, e pret edhe përballja e shumëpritur me rivalët e urryer të River Plate. /Supersport


Top Channel

You may also like