Sisteme fotovoltaike për bizneset – tani më të arritshme nëpërmjet shërbimit të EVN dhe kredive të ProCredit Banka

Shkup – EVN dhe ProCredit Banka fillojnë bashkëpunim të ri nëpërmjet të cilit energjia solare bëhet më e arritshme për të gjitha bizneset e vendit. Nga tani e tutje, ata do të mund t’i shfrytëzojnë kreditë e ProCredit Bankës për finansim të sistemeve fotovoltaike që i ofron EVN. Në këtë mënyrë, konsumatorët i tejkalojnë të dy sfidat më të mëdha – nevojën për shërbim profesional dhe cilësor, si dhe burimin e finansimit të projektit.

Efektet pozitive të instalimit të sistemeve fotovoltaike janë të shumëfishta dhe prandaj vendimi për investim të këtillë është investim i madh për çdo kompani. Harxhimet për energji elektrike mund të zvogëlohen dhe për më shumë se 30%, teprica e energjisë së prodhuar mund të plasohet në treg, ndërsa kthimi i investimit të përgjithshëm mund të pritet prej 6-8 vite. Përveç lehtësimit finansiar afatgjatë, kompanitë kontribuojnë edhe në zvogëlimin e emetimeve të CO2 në ajër dhe e ngrisin vetëdijësimin për projekte të qëndrueshme në vend.

„Kompanitë në EVN e gjejnë partnerin e vertetë për instalim të sistemeve fotovoltaike. EVN posedon eksperiencë afatgjate lokale dhe ndërkombëtare në fushën e enegjisë së ripërtëritshme dhe efikasitetin enegjetik. Duke i ndjekur nevojat e tregut dhe zhvillimit teknologjik, njohurinë tonë e shndërruam në ofertë të volitshme për biznes konsumatorët. Shërbimi nënkupton krijim të zgjidhjes së personalizuar sipas parimit „çelës në dorë“, nëpërmjet analizës së konsumit specifik, analizës së objektit, prokurimit dhe instalimit të sistemeve fotovoltaike me të gjithë dokumentacionin shoqërues dhe më e rëndësishmja – bjerje e tepricës së prodhuar të energjisë. Qëllimi është shfrytëzim më i madh i energjisë për nevoja personale dhe me anë të kësaj edhe arritje të kursimeve me të mëdha për bizneset.“ – deklaroi Ilija Qiroski, udhëheqës i grupës për shërbime shtesë të EVN Furnizimi.

Përmes partneritetit të EVN dhe ProCredit Banka, konsumatorët do të mund ta përmbyllin edhe konstrukcionin finansiar për sistemet fotovoltaike të EVN nëpërmjet ofertës së ProCredit Banka. Linja kreditore është e qëlluar për të gjithë personat juridik dhe e njejta është me interes stimulues prej 3% dhe 0% komision pagese gjatë pagesës së kredisë.

„ProCredit Banka është një hap përpara nga të tjerët dhe kjo moto na lëviz drejt sfidave të reja. Si pjesë e grupacionit ndërkombëtar të bankave që kanë për qëllim zvogëlimin e ndikimit negativ ndaj ambientit jetësor, ProCredit Banka në mënyrë aktive e mbështet idenë për rritje të efikasitetit energjetik dhe vetqëndrueshmërinë e kompanive. Duke e ndjekur eksperiencën tonë dhe efektet pozitive nga fotocentrali për nevojat tona, i këshillojmë kompanitë për këtë hap të guximshëm dhe investim që do të prodhojë rezultate shumëvjeçare. Deri më tani, bankat në grupacionin tonë kanë finansuar mbi 80 MW për këtë lloj projektesh të cilat kontribuojnë për zvogëlim të mbi 68,000 tonelata të CO2 në ajër.“ – deklaroi Metodija Minoski, udhëheqës i departamentit për menaxhim të mjedisit të ProCredit Bank.

Energjia solare është e pastër dhe fitimprurëse për bizneset në Maqedoni. Vendi ynë ka mbi 280 ditë me diell brenda vitit dhe prodhimi i një fotovoltaiku mund të arrijë deri 1500 kWh në vit, që është larg mesatares evropiane. Të gjithë kompanitë e interesuara për shërbimin e EVN, mund të informohen më detajisht për ofertën nga menaxheri i tyre për biznes konsumatorë, në Info Qendrën në QTQ, ose në [email protected] Për linjën kreditore të ProCredit Banka, kompanitë mund të drejtohen në [email protected] ose të prenotojnë takim me ekipin përgjegjës për kreditim të eko projekteve në numrin 02/ 2 446 000.

Negociatat për përbërjen e re qeveritare

Akoma asnjë lëvizje mbi negociatat për formimin e shumicës parlamentare. Partitë politike janë duke pritur certifikimin e rezultateve nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ndodhet jashtë vendit ndërsa sipas socialdemokratëve negociatat për shumicë të re do të nisin në fillim të gushtit. Ndërkohë VMRO-DPMNE-ja e cila doli parti e dytë në zgjedhjeve thotë se paralelisht me konstituimin e Kuvendit, punojnë edhe për sigurimin e shumicës së nevojshme. Nga ky subjekt nuk japin hollësi se cili subjekt shqiptar do të ketë prioritet në negociata. BDI vazhdon të mos heq dorë nga ideja për kryeministrin e parë shqiptar. Ahmeti ka zhvilluar biseda telefonike me liderët shqiptare me qëllim unifikimin rreth idesë për kryeministër. Sipas BDI-së, Ahmeti ka zhvilluar biseda me Ziadin Selën, Afrim Gashin dhe Menduh Thaçin. Partia e Gashit dhe Thaçit kanë konfirmuar bisedat, ndërsa nga ASH nuk ka qëndrim zyrtar.

Në bazë të rezultateve jo zyrtare të 15 korrikut, LSDM-ja siguroi 46 mandate, VMRO-DPMNE-ja 44, BDI-ja 15, koalicioni ASH-AAA 12, E Majta 2 dhe PDSH 1 mandat. Numrat tregojnë se ekzistojnë tri mënyra për shumicë të re: LSDM, BDI dhe PDSH që do të kishte shumicë me 62 mandate. Versioni i dytë LSDM, ASH-AAA, E Majta dhe PDSH do të kishin 61 deputet si dhe versioni i tretë mbetet VMRO-DPMNE, BDI dhe E Majta që do të kishin gjithashtu 61 mandate.

Versioni i fundit dhe më pak i mundshëm është formimi i Qeverisë së pakicës, që nënkupton subjekti që ka mandatin nuk ka shumicën prej 61 deputetëve, por mbështetet nga një subjekt tjetër gjatë votimit të Qeverisë, ndërsa në reciprocitet mund t’i jepen pozita në eshalonin e tretë.

Pendarovski mbledh liderët, kush i bën 61 deputet merr mandatin

Gazeta “KOHA” nga burime mirë të informuar mëson se pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski do tu kërkojë partive politike parlamentare që sa më shpejt të merren vesh për formimin e Qeverisë së re. Siç mëson “KOHA”, Presidenti Pendarovski duke u thirrur në Kushtetutën e vendit, do ti thërras liderët e partive politike në takim ndaras, një nga një, për t’u kumtuar se mandatin për formimin e Qeverisë së re do t’ia jep asaj partie apo kandidati që do të dëshmojë se ka 61 nënshkrime deputetësh, gjegjësisht 61 vota në Parlament.

Me këtë do të vendoset edhe një qasje ndryshe në përcaktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë. Të kujtojmë se në vitin 2016, pikërisht duke u thirr në parimin se mandate i takon partisë së parë të dalë në zgjedhje, Presidenti i atëhershëm i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, fillimisht mandatin ja dha partisë së parë të dalë nga zgjedhjet e vitit 2016 që ishte VMRO-DPMNE-ja, dhe më pas, pas një presioni të madh të opinionit publik dhe faktorit ndërkombëtar me dëshminë e 67 firmave të deputetëve, Ivanov i dha Zoran Zaevit mandatin për formimin e Qeverisë. Madje atë kohë Ivanov, patë kërkuar edhe dëshmi me shkrim nga Zaevi, se gjatë Qeverisjes së tij nuk do të dëmtojë interesat e popullit maqedonas dhe integritetin territorial të shtetit.

Ndryshe nga këto spektakle të Ivanovit, Presidenti Stevo Pendarovski, në takimin që do e thërras së shpejti do u kërkojë liderëve politik që sa më shpejt të arrijnë kompromis për Qeverisje për shkak se vendi ka nevojë për institucione stabile, të cilat do të ballafaqohen me krizën shëndetësore me koronavirusin. Sipas normave dhe akteve Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Qeverinë dhe kryeministrin e vendit e zgjedh Parlamenti me shumicë të thjeshtë, pra me votat e 61 deputetëve.

KSHZ refuzon të gjitha ankesat e koalicionit “Tash është koha”

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e 79 në mënyrë unanime vendosi që t’i refuzojë të gjithë 77 ankesat e koalicionit Aleanca-Alternativa për parregullsitë zgjedhore në zgjedhjet e 15 korrikut. Gjithashtu KSHZ ka refuzuar 1478 ankesat e partisë ‘E majta’ nga gjithsej 1982 ankesat, përcjell SHENJA.

Në KSHZ ankesa për zgjedhjet e 15 korrikut, nuk kanë parashtruar as nga nga LSDM, e as nga BDI. Deri te KSHZ-ja është dorëzuar edhe një kërkesë për kontrollim të fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi.

Siç bëhet e ditur në Përfundimin e publikuar për përmirësim të gabimeve teknike, të publikuar dje nga KSHZ, numri i përgjithshëm i votuesve të cilët kishin votuar është 943.750, që është për 1.416 më shumë se numri i publikuar më 16 korrik, ndërsa numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të pavlefshme është 31.564 ose për 98 më shumë.

Kjo është gruaja që humbi jetën mbrëmë në rrugën e Banjës së Tetovës (FOTO)

Një grua 44 vjeçare ngaTetova ka humbur jetën mbrëmë, pasi me veturë ka rënë  në përrua në rrugën për në banjën e Tetovës. Në veturë kanë qenë edhe tre persona tjerë të cilët kanë marr lëndime trupore.

Organet hetimore janë duke hetuar shkaqet e aksidentit, por  nga pamjet mund të shihet se në këtë pjesë rruga ngushtohet, ndriçimi publik nuk punon, ndërsa edhe pse është një kthesë nuk mund të gjesh asnjë shenjë komunikacioni që tregojnë për kthesë apo ngushtim të rrugës. Këtë vit kjo rrugë u ndërtua edhe në pjesën e sipërme, ndërsa vetëm një pjesë e rrugës ku edhe ka ndodhur aksidenti është anashkaluar.

“Gjendemi në vendin ku mbrëmë një vetura me targa të Tetovës ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin prapa meje. Nga ky aksident një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar.”

Nga spitali Klinik i Tetovës thonë se janë duke i trajtuar dy pacientë, ndërsa njëri është dërguar në spitalin klinik në Shkup.

-Janë trajtuar 3 pacientë që janë paraqitur në Departamentin e Kirurgjisë dhe Traumatologjisë. 2 janë pacientë me lëndime në kokë, trup dhe sy. 1 nga këto është trajtuar në Departamentin e Oftalmologjisë, ndërsa tjetri është transferuar në Klinikën Universitare të Oftalmologjisë në Shkup. Pacienti i tretë është hospitalizuar në Departamentin e Kirurgjisë dhe Traumatologjisë me lëndime të kokës dhe trupit,- thonë nga Spitali i Tetovës.

Javëve të fundit  numri i aksidenteve me pasojë vdekjeprurëse është rritur në Rajonin e Pollogut. Në  disa raste si shkake të aksidenteve ka qenë është shpejtësia e lartë, por edhe mungesa e shenjave sinjalizuese.

 

Sot 127 raste të reja dhe tetë të vdekur nga koronavirusi

Ministri e shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 904 testime ndërsa janë regjistruar 127 raste të reja me koronavirus. Raste e reja janë regjistruar: Shkup-57, Kumanovë-4, Shtio-13, Tetovë-6, Strugë-10, Ohër-7, Kavadar-1, Gostivar-8, Probishtip-2, Demir Hisar-1, Kratovë-2, Sveti Nikollë-12 dhe Kërcovë-4,
Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 83 persona të shëruar: Shkup-35, Shtip-8, Tetovë-33, Veles-1, Gostivar-5 dhe Pehçevë-1.
Tetë persona kanë humbur jetën, pesë nga Shkupi, një nga Tetova, një nga Struga dhe një nga Kërçova.

Shikoni humbjen katastrofale të Lëvizjes BESA me numra

Lëvizja BESA kjo parti mashtruese ka humbur edhe në bastionin e saj dhe komunën e vetme që e menaxhon komunën e Zhelinës. Nga kjo komunë ka prejardhjen edhe kryetari i saj Bilall Kasami nga Llërca e Zhelinës. Deri sa në Zgjedhjet Lokale në Zhelinë që e fitoi Lëvizja BESA fitoi me plot 5.500 vota tani në këto Zgjedhje ka marrë vetëm 2.645 ndërsa BDI si fituese ka marrë 2.726 vota.

Edhe në komunën e Bërvenicës Lëvizja BESA ka dështuar. LSDM në këtë komunë në vitina 2016 pat fituar 1.613 vota ndërsa tani në koalicion me Lëvizjen BESA 1.400.

Në komunën e Tearcës Lëvizja BESA gjatë Zgjedhjeve të vitit 2016 kishte 2.574 vota ndërsa LSDM kishte 1.200 vota ndërsa tani koalicioni “Mundemi” ka fituar 1.592 vota së bashku ndërsa vlen të potencohet se këtu ka garuar edhe deputeti turk nga Tearca i 4 në listën “Mundemi” Doktor Bejxhan i cili ka përkrahje të madhe nga komuniteti turk në Tearcë që tregon qartë një humbje katastrofale e Lëvizjes BESA në rajonin e Tetovës. Të cekim se Doktor Bejxhani në vitin 2016 garoi së bashku me VMRO-DPMNEnë.

Në komunën e Tetovës Lëvizja BESA në vitin 2016 patë fituar 25.000 vota ndërsa LSDM 26.000 vota ndërsa tani së bashku kanë fituar 7.417.

Mos harrojmë të përmendim se Lëvizja BESA i ka premtuar LSDM-së 35-40 mijë vota ndërsa nuk janë realizuar as 6 mijë në gjithë Maqedoninë. Poashtu edhe dy deputetët e Lëvizjes BESA në Shkup Bastri Bajrami dhe Kastriot Rexhepi nuk kanë fituar 1.000 vota së bashku pasi në rajonet shqiptare të Shkupit LSDM ka një numër të madh të anëtarëve të saj që deomos nuk dmth se janë vota të Lëvizjes BESA.

Në Gostivar LSDM gjatë vitit 2016 ka patur 8.288 vota ndërsa BESA 2.355 ndërsa në vitin 2020 së bashku 6.566 vota. As deputeti Fadil Zendeli nuk e meriton mandatin pasi e ka fituar me gjasë me 100 vota.

Sido që të jetë Lëvizja mashtruese BESA tani ka 4 deputet të fituara gjithsej me 5-6.000 ( edhe këto në pikëpyetje) që në realitet nuk e japin as 1 mandat deputeti.Shqipmedia

“Eliot Engel humb zgjedhjet paraprake”

Demokrati liberal Jamaal Bowman ka mundur ligjvënësin prej 16 mandatesh të Kongresit amerikan Eliot Engel në garën për një vend në Capitol Hill për të përfaqësuar një pjesë të Nju Jorkut.

Lajmi u njoftua të premten nga disa media amerikane. Gara po shihej me mjaft vëmendje si një provë force e krahut të majtë të Partisë Demokratike ndërsa Joe Biden, që i takon krahut të moderuar të partisë po shkon drejt kandidimit zyrtar të tij për garën presidenciale. Rezultati i 23 qershorit u bë publik të premten nga gazeta “New York Times” dhe “Associated Press”.

Me fitoren e tij në zgjedhjet paraprake, zoti Bowman i dha fund karrierës së gjatë në Dhomën e Përfaqësuesve të 73 vjeçarit Eliot Engel, i cili është kryetar i një komisioni me peshë në këtë dhomë, atij të Punëve të Jashtme.

Deri më tani gjatë këtij cikli zgjedhor, pesë ligjvënës aktualë të kësaj dhome, dy demokratë dhe tre republikanë, kanë humbur garën për rizgjedhje përballë kundërshtarëve të tyre brenda partisë./VOA/

Kapet hajduti nga Sërbia që vidhte në Tetovë

Policia e Tetovës bëri të ditur se kanë zbuluar tre persona si kryes të tri plaçkitjeve, gjegjësisht vjedhje me përdorim të armës në markete në vitin 2018. Për dy janë parashtruar kallëzime penale deri te Prokuroria Themelore Publike në Tetovë.

“M.A (44) nga Millanovaci i Epërm, Republika e Serbisë dhe një person tjetër, dyshohen se në prill, maj dhe qershor të vitit 2018 më shpesh në periudhën prej orës 20 deri në orën 21 dhe 30 minuta, kanë kryer vepër penale ‘plaçkitje’ në tre markete të Tetovës, në të cilat kishin hyrë të maskuar, përderisa njëri prej tyre i ka kërcënuar të punësuarit me armë zjarri (pistoletë), duke iu marrë para nga arkat”, informoi SPB Tetovë. Ata nga të punësuarit në markete në këto plaçkitje gjithsej kanë marrë 140 mijë denarë.