Carragher: Çfarë rezultati Villareal, tjetër arsye pse Super League është marrëzi

by admin
Spread the love

Villareal është kualifikuar në gjysmëfinalet e Champions League, pasi eliminoi Bayern Munich. Ekipi spanjoll kishte fituar ndeshjen e parë në shtëpi, kurse në Gjermani dueli përfundoi në barazim 1-1.

Kur u hodh shorti të gjithë menduan se bavarezët do ta kishin një shëtitje, por nuk ndodhi kështu dhe diçka e tillë u pa në fushë dhe u reflektua edhe në rezultate.

Jamie Carragher, ish-mbrojtësi i Liverpool që tani është pjesë e Sky Sport si komentator dhe analist, goditi klubet e mëdha që donin të krijonin Super League.

“Çfarë rezultati për Villareal! Një tjetër arsye për të treguar pse Super League është një marrëzi”, shkruan Carragher në Twitter. / oversport.tv

Foto: Jamie Carragher, Facebook

You may also like