Carnevali: Talentet e Sassuolos? 65 milionë euro nuk mjaftojnë

by admin
Spread the love

CEO i Sassuolos, Giovanni Carnevali është rikthyer edhe njëherë të flasë për të ardhmen e talëntëve të ekipit që përfaqëson. Ai u ndal kryesisht te çmimi i treshes, Fratessi, Scamacca dhe Raspadori, ndërsa i dërgoi sinjale Juventusit për blerjen e Traore.

LOCATELLI DHE TRAORE- “Për Locatellin me Juventusin kemi bërë një marrëveshje prej 30 milionë eurosh plus 8.5 bonuse dhe Juve tashmë po i paguan këto bonuse, sepse janë të lidhura me pjesëmarrjen. Nëse do të mund të bëja një shitje të tillë, do të firmosja menjëherë. Për sa i përket Traore, e ka Sassuolo të drejtën e parë për të vendosur për të, pasi që nga vera e kaluar është totalisht një lojtar i Sassuolos”.

ÇMIMI PËR FRATESSI, SCAMACCA DHE RASPADORI- 65 milionë euro nuk mjaftojnë? Është e vërtetë. Shitja e Vlahovic nga Fiorentina edhe pse kontrata e tij skadonte, pavarësisht faktin se ishte një lojtar i rëndësishëm u bë për 75 milionë euro. Scamacca, Raspadori dhe Frattesi janë gjithashtu lojtarë shumë cilësorë dhe kanë hapësirë të madhe për rritje.

Përcaktimi i një çmimi është i vështirë, veçanërisht sepse merkato italiane është në ngërç dhe të gjitha klubet po vuajnë. Por përtej çmimit, lojtarët tanë kanë cilësi të shkëlqyera. Do të ketë kohë për çmimin”. /oversport.tv

Foto: U.S. Sassuolo Facebook

You may also like