Cannavaro flet pa dorashka, zbulon ekipet që e kanë kërkuar si trajner

by admin
Spread the love

Fabio Cannavaro ka dhënë një intervistë për Sky Sport ku përgjatë saj ka folur edhe për të ardhmen e tij si trajner dhe ofertat që ka pasur nga klube të ndryshme. Ai nuk hezitoi të publikonte emra duke përmendur ekipe si Everton, watford apo Fiorentina.

“Kam gjashtë vite që po trajnoj. Për dikë futbolli në Kinë është në planin dytësor, por unë trajnova një klub shumë të rëndësishëm. Futbolli europian është ndryshe. Këtu nuk dua të gaboj në zgjedhjen që do të bëj për ekipin e radhës.

Kam folur me Evertonin dhe watford, para disa vitesh edhe me Fiorentinën. Megjithatë, nuk e kam me nxitim, mund të presë. Kur isha futbollist, nuk mendoja se do të bëhesha trajner, besoja se do të merrja poste drejtuese, por kisha një vokacion të brendshëm që ende është i ndezur.

Kombëtarja e Polonisë ka qenë një tjetër opsion. Mund të punoja atje, por nuk mund të përgatisja ekipin për kualifikueset e Botërorit në dy ditë. Kam gjithashtu oferta nga klube aziatike, por dëshiroj të qëndroj këtu. /oversport.tv

Foto: Purnell Watches – Official Twitter

You may also like