Shkak oferta e tepërt dhe inflacioni në rritje
Në tremujorin e dytë 2022, dërgesat e smartphone-ve në nivel botëror ranë me 19% me vazë vjetore. Kërkesa filloi të ulet për shkak të erërave të kundërta të ekonomisë dhe paqartësisë rajonale.
Samsung rifitoi vendin e parë, me 21% pjesë tregu, falë forcimit të ofertës të Serisë A të fashës së ulët.
Apple renditet e dyta, me 17% pjesë tregu, pasi kërkesa për iPhone 13 mbeti e lartë.
Xiaomi, Oppo dhe Vivo u përballën sërish me vështirësi në Kinë, duke pësuar humbje dyshifrore, përkatësisht 14%, 10% dhe 9% të aksioneve të tregut.
“Prodhuesit u detyruan të rishikojnë strategjitë e tyre në tremujorin e dytë, kur perspektivat e tregut të smartphone-ve u bënë më të kujdesshme” – deklaroi Runar Bjørhovde, analist i Canalys.
“Erërat e kundërta në ekonomi, ngadalësimi i kërkesës dhe grumbullimi i inventarëve kanë sjellë për pasojë që prodhuesit të rivlerësojnë me shpejtësi strategjitë e portofolit për pjesën e mbetur të vitit 2022.
Fasha e mesme, me një ofertë të tepërt, është një segment i ekspozuar mbi të cilin prodhuesit duhet të përqendrohen për të përshtatur pajisje të reja, pasi konsumatorët me një buxhet të kufizuar i zhvendosin blerjet e tyre të pajisjeve drejt fashës së ulët”.
Rënia e kërkesës po shkakton shqetësime të mëdha për gjithë zinxhirin e furnizimit të smartphone-ve” – deklaroi Toby Zhu, analist në Canalys.
“Ndërkohë që furnizimet e komponentëve dhe presionet mbi kostot po lehtësohen, mbeten disa shqetësime në logjistikë dhe prodhim, të tilla si shtrëngimi i ligjeve të importit dhe procedurave doganore të disa tregjeve në zhvillim, që vonojnë dërgesat.
Në afatin e afërt, prodhuesit do të përpiqen të përshpejtojnë sell-through (shitjet) duke përdorur promocionet dhe ofertat përpara prezantimit të pajisjeve të reja gjatë sezonit të festave, për të lehtësuar presionin e likuiditetit të kanalit.
Megjithatë, në ndryshim nga kërkesa e ndrydhur e vitit të kaluar, të ardhurat e konsumatorëve janë ndikuar nga rritja e inflacionit këtë vit. Bashkëpunimi i ngushtë me kanalet për të monitoruar gjendjen e inventarëve dhe ofertës do të jetë jetik për shitësit, që të identifikojnë mundësitë në afat të shkurtër, duke ruajtur partneritete të shëndetshme të kanaleve në afat të gjatë.”
/ Canalys