Cana: Në Tiranë dua një finale Marseille-Roma, Sarrit duhet t’i japin kohë

by admin
Spread the love

Legjenda e futbollit shqiptar, Lorik Cana ka dhënë një intervistë për TMË Radio ku ka folur për disa ekipe të Serie A. Ish-kapiteni ka zbuluar gjithashtu se është një tifoz i Marseille dhe shpreson që në Conference League të ndjekë një finale midis Romës dhe Marseille.

“Roma ka gjithë potencialin për të arritur në finalen e Conference League. Unë do të jem një tifoz i Marseille deri në fund. Do të më pëlqente të shikoja një finale Marseille-Roma edhe pse jam lacial, por kam shumë miq që do të donin të vinin në Shqipëri.

Leicester është gjithashtu një kundërshtar i fortë, por Roma është ekipi favorit. Mourinho është një trashëgimi e futbollit botëror dhe për Romën është një fat që e ka. Nëse vazhdojnë me Mourinhon, duhet t’i lënë atij një vit kohë dhe e njëjta gjë vlen edhe për Lazion me Sarrin”.

SARRI- “Nuk është e lehtë për Lazion që të luftojë për Champions League. Me Inzaghin kanë qenë vite të jashtëzakonshme. Por tani nëse duan të bazohen te Sarri, duhet t’i japin kohë skuadrës që të kuptojë stilin e tij të lojës. Pastaj nëse Lotito i sjell Sarrit elementët që i duhen, gjithçka do të jetë më e lehtë”. /oversport.tv

Foto: Lorik Cana, Facebook

You may also like