“Camp Nou” një mallkim, Barcelona thyhen edhe nga Vallecano e Balliut

by admin
Spread the love

Barcelona vijon me luhatjet. Fitorja kundër Real Sociedad nuk e solli ndryshimin te katalanasit, që humbën në shtëpi të tretën ndeshje radhazi (përfshirë edhe Eintracht Frankfurt në Europa League).

Rayo Vallecano i mposhti me rezultatin 1-0 dhe në fushë nga fillimi ishte si zakonisht edhe Ivan Balliu. Garcia në minutën e shtatë ndëshkoi skuadrën katalanase, që kishte mjaftueshëm kohë për të vendosur baraspeshën.

Në minutën e 25-të Jordi Alba u ndal nga shtylla pingule, kurse tre minuta më pas Gavi kishte pretendime për një penallti. Në fundin e pjesës së parë shënoi Ferran Torres, por sulmuesi spanjoll ishte në pozicion jashtë loje dhe goli nuk kishte vlerë.

Pretendimet për penallti te Barcelona vijuan, fillimisht për prekje me dorë të Nikola Maras dhe në fund pas një rrëzimi të Gavi. Për gati 20 minuta Rayo Vallecano luajti me një lojtar më pak, pasi u ndëshkua me të kuq Andoni Iraola.

Në fund Ousmane Dembele u ndal në vijën fatale, pas një goditjeje të fortë brenda zone. Barcelona kështu u desh të dorëzohej dhe të dilte pa pikë, por gjithsesi e ruan vendin e dytë me pikë të barabarta me Sevilla. / oversport.tv

LALIGA – JAVA 21 (E prapambetur)

Barcelona-Rayo Vallecano 0-1
Shënues:
Garcia 7’

Foto: Rayo Vallecano, Twitter

You may also like