Caligiuri nderon Augsburgun, i jep tre pikë të arta përballë Arminias

by admin
Spread the love

Augsburgu ka marrë një fitore me peshë në transfertë përballë një rivali direkt në luftën për mbijetesë në Bundesligë.

Në ndeshjen hapëse të javës së 25-të të kampionatit gjerman, djemtë e teknikut Markus Weinzierl kanë arritur të fitojnë minimalisht 1-0 në shtëpinë e Arminia Bielefeld.

Pas një pjese të parë të luftuar ka menduar Caligiuri që të zhbllokojë sfidën në minutat e para të pjesës së dytë. Vendasit janë munduar që të reagojnë, por nuk kanë arritur të evitojnë humbjen, pasi nuk kanë mundur të shënojnë dot në portën e Augsburg.

Miqtë parakalojnë Arminian në renditje dhe shkojnë në kuotën e 26 pikëve duke rritur shanset për mbijetesë mes më të mirave të Gjermanisë. / Oversport.tv

Foto: FC Augsburg

Gjermani – Bundesliga / Java e 25-të

Arminia Bielefeld- Augsburg 0-1

Caligiuri 50’

You may also like